Krem Misri me copa Karote


E ushqyeshme dhe e lehtë në përgatitje. Mjaft e këshillueshme dhe për fëmijët

Përbërësit
Përgatitja
1
Për përgatitjen e kremit të misrit me copa karrote, ngroheni lëngun e perimeve me 500 gram ujë.
2
Skuqni në një tigan qepën me feta me 20 gr vaj, aromatizojeni me 2 degë trumzë dhe kur të jetë përgatitur hidhni lëngun e perimeve të ngrohur të shtuar me pak ujë.
3
Në një tas përzieni miellin e mistrit me qumështin me frulator në mënyrë që të mos ketë kokrra.
4
Hiqini degët e trumzës nga lëngu dhe hidhni qumështin e përzier me miell misri. Vendoseni në sobë dhe gatuajeni në flakë të ulët për 25-30 minuta (kremi i misrit).
5
Qëroni dhe pastroni karrotat, prijini në copa jo të vogla dhe skuqini në tigan me 30 gr. në gjalpë për 5 minuta. Hidhini kripë, kompletojeni me pak qepë të freskët dhe mbajeni të ngrohtë.
6
Shtoni në kremin e misrit panën, korrigjojeni me kripë dhe piper, ndajeni në pjata të veçanta, kompletojeni me karrotat e skuqura dhe shërbejeni të nxehtë.
Receta të ngjashme