Makarona tub të pjekura


Përbërësit
- 450 gr makarona tub (të thata)
- 1 qepë (e copëtuar)
- 450 gr mish viçi i grirë (pa dhjamë)
- 740 gr salcë domatesh
- 170 gr djathë (provolone, me feta)
- 1 e gjysmë gota krem kosi
- 170 gr djathë Mocarela (i copëtuar)
- 2 lugë gjelle djathë parmixhano (i thërrmuar)
Përgatitja
1
Lemë të vlojë një tenxhere të madhe me ujë të kripur lehtë. Shtojmë në të makaronat tub dhe i gatuajmë deri sa të bëhen al dente, për rreth 8 minuta. I kullojmë.
2
Në një tigan të madh, kaurdisim qepën derisa të bëhet kafe dhe mishin e grirë të viçit në temperaturë mbi mesataren. Shtojmë salcën dhe i ziejmë për 15 minuta.
3
Nxehim paraprakisht furrën në 175 gradë C. Lyejmë me yndyrë një pjatë pjekjeje.
4
I shtresëzojmë si më poshtë: hedhim gjysmën e makaronave, djathin provolone, salcën e kosit, 1/2 e përzierjes së salcës, makaronat e mbetura, djathin mozzarella dhe përzierjen e salcës së mbetur.
5
I hedhim sipër djathë Parmixhan.
6
I pjekim për 30 minuta në furrën e nxehur që më parë ose deri djathrat të shkrijnë.
Receta të ngjashme