Supë me Oriz dhe Shparguj


Një supë e lehtë, por mjaft e ushqyeshme. Shpargujt janë perime të sezonit dhe tani janë më të shijshëm se asnjëherë.

Përbërësit
- 600 gr lëng perimesh
- 450 gr shparguj
- 200 gr oriz
- gjysmë kokërr qepë
- gjalpë
- salcë domatesh
- djathë kaçkavall
- kripë
Përgatitja
1
Për recetën e supës me oriz dhe shparguj, ziejeni orizin në ujë të vluar dhe të kripur për 15 minuta dhe kullojeni. Pastrojini shpargujt dhe prijini në copa.
2
Skuqni qepën e e grirë në një tigan me një lugë gjalpë, më pas shtoni shpargujt dhe gatuajini në zjarr të nagdaltë për 5 minuta.
3
Shtoni më pas një lugë koncentrat domateje dhe pas 1 minute edhe lëngun. Lërini të gatuhen për 5 minuta.
4
Shtoni orizin e zier dhe shërbejeni supën të kompletuar me copa kaçkavalli.
Receta të ngjashme