Supë kungulli me Patate dhe Xhenxhefil


Një gatim jashtëzakonisht i shëndetshëm! Kjo supë këshillohet të hahet, jo thjesht për shijen e mirë, por për të rritur imunitetin.

Përbërësit
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 qepë (mesatare, e qëruar dhe e prerë në formë kubike)
- 3 thelpinj hudhër (të grira imët)
- 1 kungull dimëror (mesatar, i qëruar dhe i ndarë në kube, rreth 5-6 filxhanë)
- 1 patate e ëmbël (e madhe, e qëruar dhe e prerë në kube, 1 filxhan e gjysmë)
- 1 mollë (e qëruar, me fara të hequra, e prerë në formë kubike)
- 25 mm xhenxhefil (i grirë)
- 1 lugë gjelle tumerik (i freskët, i grirë)
- 1 lugë çaji kanellë
- 4 filxhanë lëng perimesh (me pak sodium ose lëng mishi pule)
- kripë (deti)
- piper
- kos (me yndyrë të plotë)
- fara kungulli (të pjekura)
Përgatitja
1
Vendosim vajin në një tenxhere me fund të rëndë në temperaturë mbi mesataren derisa të nxehet pak.
2
Shtojmë qepën dhe e gatuajmë derisa të bëhet e tejdukshme, për rreth 5 minuta.
3
Shtojmë hudhrën, kungullin, pataten, mollën, xhenxhefilin, tumerikun, kanellën dhe lëngun e pulës dhe i lemë të vlojnë.
4
Ulim temperaturën në zierje dhe i sezonojmë me kripë dhe piper. I gatuajmë 20 deri në 25 minuta ose derisa perimet të jenë të buta.
5
Përziejmë supën në blender për të krijuar një teksturë të butë.
6
E shërbejmë supën në tasa individualë, duke e zbukuruar sipas dëshirës.
Receta të ngjashme