Humus për vakt mëngjesor


Humus për vakt mëngjesor, i bardhë dhe me panxharë të kuq. Është shumë mirë të konsumohet çdo ditë, pasi ul kolesterolin dhe parandalon kancerin. Bëni sanduiçët dhe tostet e kalamajve, duke shmagur, sallamin dhe djathin industrial me feta.

Përbërësit
- 250 gr qiqra
- 3 thelpinj hudhër
- 2 lugë gjelle salcë Tahin (krem farash susami)
- kripë
- 2 limon (lëngun e shtrydhur)
- kumin
- 1 kokërr panxhar i kuq (i zier)
- spinaq (i grirë)
- disa hudhër (të njoma, me bishta)
- avokado
- 1 filxhan kafeje vaj ulliri
Përgatitja
1
Zieni 250 gram qiqra.
2
Grijini me 2-3 thelpinj hudhra, 2 lugë gjelle tahini (krem farash susami), kripë, lëngun e 2 limonave, pak kumin dhe 1 kokërr panxhar të kuq të zier, në rast se humusin e duam të kuq.
3
Në rast se e duam të gjelbër i shtojmë spinaq të grirë ose hudhra të njoma me gjithë bishtat, ose avokado.
4
I shtojmë vaj ulliri gati 1 filxhan kafeje. Një recetë shumë e mirë për vakt mëngjesi.
Receta të ngjashme