Involtini me Mish dhe Qepë


Për këtë recetë, ju duhen feta të prera të mishit të viçit, kryesisht pjesën e gjoksit, për të arritur një rezultat të shkëlqyer.

Përbërësit
Përgatitja
1
Për këtë recetë, lani salvia-n dhe thajeni mirë. Ndani edhe fetat e mishin të mes dhe rrotullojini në mënyrë që të bëni involtinit. Në një involtini duhet të rrotulloni edhe një fetë pançetë, dhe një fletë salvia dhe mbylleni me një kruajtëse dhëmbësh.
2
Qëroni edhe qepët e njoma dhe hidhini në ujë të valuar me kripë për 8 minuta.
3
Në një tigan me pak gjalpë, hidhini qepët, pak kripë dhe piper, duke i gatuar për dy minuta deri sa të marrin ngjyrën e artë.
4
Gatuaji edhe involtinit, në një tigan me pak gjalpë për 8 minuta, dhe më pas vendosini në një pjatë, bashkë me qepët.
5
Te tigani ku keni skuqur involtinit, hidhni edhe një lugë gjelle me miell, gjysmë gote me verë Marsala dhe gjysmë gote me lëng mishi, duke i gatuar për 5 minuta.
6
Më pas, kullojeni salcën dhe gatuajeni në zjarr të ulët edhe për 5 minuta të tjera.
7
Hidheni këtë salcë në pjatën me involtini dhe me qepë dhe servireni në tavolinë.
Receta të ngjashme