Kunguj të skuqur me Birrë

Receta për fërgimin e kungujve, me një përzierje shumë të shijshme, të miellit, qumështit, karotave dhe birrës për të sjellë në tryezë një shije unike.

Përgatitja
1
Nisni recetën, duke hedhur në një tas të madh miellin, qumështin, birrën, shtoni karotën e grirë dhe më pas thyeni edhe dy vezët.
2
Hidhni edhe kripë e piper në këtë tas dhe përziejeni mirë, derisa të bëhet një masë homogjene.
3
Pastroni kungullin nga pjesa e sipërme dhe prejeni kungullin në feta, jo shumë të holla. Zhytini fetat e kungullit në përzierje.
4
Merrni një tigan dhe vendoseni në zjarr. Hidhni 200 ml vaj dhe filloni të skuqni kungujt, duke i marrë me një lugë të madhe, bashkë me përzierjen.
5
Pasi të skuqen, për rreth 5-8 minuta, hiqini me kujdes dhe vendosini me radhë në një pjatë.
6
Shoqërojini me salca, sipas dëshirës.
Receta të ngjashme