Qafë derri e pjekur me Salcë lakre


Një pjatë që do t’ju bëjë të lëpini gishtat. Vakti i plotë që vjen i gatur me përbërësit e duhur për stinën e ftohtë të dimrit.

Përbërësit
- 1.3 kg mish derri (qafë derri e freskët)
- 750 gr lakër
- 300 gr patate
- 50 gr gjalpë
- 2 karotë
- 2 selino
- 2 qepë
- hudhër
- rozmarinë
- limon
- verë e bardhë
- kripë
- vaj ulliri
Përgatitja
1
Për recetën e qafës së derrit, e pjekur në tavë me salcë lakre, filloni me përgatitjen e mishit. Lidheni me një fill kuzhine dhe më pas skuqeni në një tigan, sa të marrë ngjyrën karakteristike në mënyrë të barabartë në të gjitha anët, për 4-5 minuta.
2
Shtoni kripë dhe largojeni nga tigani në një tavë për pjekje.
3
4
Shtoni edhe 3 gota verë të bardhë dhe lëreni të ziejë pak.
5
Këtë masë hidheni mbi tavën e mishit dhe shtoni një degëz rozmarine.
6
Piqeni në 180 °C për rreth 1 orë e 30 minuta, duke e kthyer mishin nga ana tjetër, përafërsisht çdo 30 minuta.
7
Qëroni dhe ndani në feta edhe një qepë dhe patatet e mbetura, pastaj prejeni lakrën në shirita të holla, duke lënë disa mënjanë për dekorim.
8
Skuqini qepët në 2 lugë vaj për 2-3 minuta, pastaj shtoni patatet dhe skuqini për 2 minuta, pastaj shtoni lakrën.
9
Mbulojeni me pak ujë, shtoni kripë dhe gatuajeni për rreth 1 orë dhe 30 minuta.
10
Hiqeni mishin nga furra dhe lëreni të pushojë i mbuluar për 20-30 minuta.
11
Perimet e ziera lërini mënjanë për t’i shërbyer me mishin. Ndërsa lakrën bëjeni salcë me anën e një frulatori, duke shtuar pak kripë dhe pak lëng limoni, për të rregulluar shijen.
12
Lakrën e pagatuar që latë mënjanë, skuqeni për pak minuta në vaj, me një majë luge kripë.
13
Shërbejini mishin me salcën e lëkrës dhe shtoni gjithë perimet e tjera, si dhe lakrën e skuqur në fund.
Receta të ngjashme