Muffins me Vezë

Muffins me vezë është një pjatë shumë e lehtë. Mund të përgatitet shumë thjeshtë dhe mjaftojnë shumë pak minuta.

Përbërësit
- 6 vezë
- 1 spec jeshil (i grirë në kubikë)
- 1 spec i kuq (i grirë në kubikë)
- 1 kërpudha
- 1 qepë (e grirë)
- 30 gr sallam (i grirë)
- pak spinaq (i grirë)
- 10 gr djathë (djathë pice)
Përgatitja
1
Në një tas hidhni vezët një e nga një dhe përzieni me ndihmën e një rrahësi. Shtoni specin jeshil të grirë, specin e kuq, kërpudhën e grirë hollë, qepën e grirë në kubikë, sallamin, spinaqin e grirë dhe djathin e picës.
2
Përzieni sërish derisa të jetë krijuar një masë e hollë homogjene.
3
Në një tavë me forma me ndihmën e një garuzhdeje mbushni format me brumin e krijuar.
4
Vendosini të piqen në 180 gradë C për 15 minuta.
Receta të ngjashme