Lakër e kuqe me Proshutë Speck


Lakër e kuqe me Proshutë Speck

Përbërësit
- 1 kg lakër e kuqe
- 120 gr proshutë speck
- 80 gr qepë
- gjethe dafine
- lëng mishi ((ose koncetrat))
- 3 lugë vaj ulliri
- kripë (sipas dëshirës)
- piper (sipas dëshirës)
Përgatitja
1
Hiqjani gjethet e jashtme lakrës, ndajeni në mes dhe lajeni me kujdes, thajeni dhe pritini me ripa të hollë.
2
Prisni në feta qepën dhe lëreni të zbruhet në tre lugë vaj ulliri bashkë me proshutën e prerë në rripa të hollë gjithashtu.
3
Shtoni lakrën e kuqe, një gjethe dafine, kripë piper dhe një garuzhdë lëng mishi të nxehtë.
4
Mbulojeni me kapak dhe lëreni në zjarr të ulët për 40 minuta duke i shtuar edhe pak lëng mishi nëse e shihni që ngjitet në tigan.
5
Shërbejeni të nxehtë.
Receta të ngjashme