Sallam me Pure Patatesh

Kjo pjatë e shpejtë dhe e shijshme do të përmbushë dëshirat dhe nevojat ushqimore të të gjithë familjes tuaj. Ndiqni recetën dhe në pak hapa do të keni para ushqimin tuaj të ditës…

Përbërësit
Përgatitja
1
Vendosni një tenxhere me ujë të ziejë dhe shtoni gjethet e dafinës dhe sallamin. Lërini të ziejnë derisa sallami të jetë gati.
2
Në një tenxhere tjetër hidhni ujë, kripë dhe vërini të ziejnë, më pas shtoni patatet e grira. Lërini të ziejnë derisa të jenë zbutur patatet.
3
Kullojini dhe shtypini derisa të bëhet një pure e butë. Shtoni kripë, piper, vaj ulliri dhe gjalpë. Përziejini derisa të jenë bërë një pure e butë.
4
Zieni mollët e grira, kullojini dhe shtojuni kripë, piper dhe gjalpë. Trazojini derisa të jenë bërë pure.
5
Në një pjatancë hidhni sallamin e grirë dhe nga një lugë pure patatesh dhe mollësh në secilën anë.
6
Spërkatini me rigon. Shërbejini të ngrohtë.
Receta të ngjashme