Gjoks pule me Proshutë dhe Salcë brokoli e Kungull

Proshuta krudo e “Fix-it” është ajo që i jep shijen e veçantë recetës së gjoksit të pulës, me salcë brokoli dhe kungulli

Përbërësit
- 300 gr gjoks pule
- 2 feta proshutë (krudo, “Fix”)
- 150 gr kungulleshkë
- 200 gr brokoli
- piper
- kripë
- vaj ulliri
Përgatitja
1
Hidhini kripë dhe piper gjoksit të pulës. Merrni dy feta proshutë krudo “Fix” dhe vendosni gjoksin e pulës në mes të tyre dhe lidheni me spango. Prejeni kungullin në copa të vogla. Pastroni dhe brokolin dhe prejeni në copa të vogla.
2
Hidhni pak vaj ulliri në një tigan dhe skuqni gjoksin e pulës, nga të dyja anët. Shtoni edhe kungullin e njomë, si dhe brokolin në tigan. Pasi të skuqen, largoni gjoksin e pulës nga tigani.
3
Hidhni në një blender brokolin dhe kungullin e njomë dhe grijini sa të bëhet një salcë e plotë.
4
Kur të jetë gati hidheni salcën në një tas të vogël. Servirini sëbashku, pa harruar të shkoni pak vaj ulliri, sipas dëshirës, sipër gjoksit të pulës.
Receta të ngjashme