Patëllxhanë me Birrë


Një recetë speciale e patëllxhanëve të skuqur me birrë. Do t’ju shijojnë pa masë

Përgatitja
1
Pastroni patëllxhanët dhe prejini në feta mesatare rrumbullake ose për së gjati.
2
Vendosini në një kullesë me pak kripë dhe lërini për rreth 50 minuta. Më pas shpëlajini me ujë të pastër.
3
Shtoni birrën sëbashku me miellin në një tas dhe trazojini sëbashku. Hidhni kripë dhe piper dhe tranferojini në një enë plastike me kapak. Vendosini në frigorifer për 30 minuta.
4
Vendosni një tigan me vaj në zjarr. Më pas zhysni patëllxhanët në përzierjen me miell dhe birrë dhe renditini në tigan.
5
Skuqini për rreth 2 minuta derisa të marrin një ngjyrë të artë.
6
Shërbejini menjëherë.
Receta të ngjashme