Karkaleca me Avokado

Kombinojini karkalecat me avokado dhe pomodorini për të provuar një pjatë të thjeshtë, por me një shije fantastike

Përbërësit
- 8 karkaleca
- 1/2 avokado
- 5 domate qershi
- 3 thelpinj hudhër
- 1 gotë verë e bardhë
- 1 gotë pana (kuzhine)
- 1 lugë çaji kerri
- vaj ulliri
- piper
- majdanoz
Përgatitja
1
Qëroni avokadon dhe pastrojeni nga fara. Prejeni atë dhe pomodorinit në copa të vogla.
2
Vendosni një tigan me vaj ulliri në zjarr mesatar. Skuqni hudhrat dhe karkalecat për disa minuta.
3
Shtoni 1 gotë verë të bardhë dhe pak piper. Shtoni kremin pana (ajkë qumështi) dhe gatuajini për pak minuta. Shtoni 1 lugë çaji kerri dhe përziejini mirë.
4
Vendosini në një pjatë për servirje. Shërbejini me avokado, pomodorini dhe me pak salcë. Dekorojeni me pak majdanoz.
Receta të ngjashme