Supë Krem kërpudha me Patate

Kjo është një mënyrë e thjeshtë dhe shumë e shëndetshme për t’i gatuar kërpudhat. Mësoni në recetën e mëposhtme përbërësit dhe mënyrën e përgatitjes

Përbërësit
- 1 qepë
- 1 patate
- 4 kërpudha
- vaj ulliri
- 1 lt ujë
- kripë
- piper
- gjysmë gote pana (kuzhine)
- 100 gr djathë parmixhano
- kopër
Përgatitja
1
Pastrojini dhe prejini qepën, pataten dhe kërpudhat në copa të vogla.
2
Vendosni një tigan me vaj ulliri në zjarr. Skuqni qepën dhe pataten për disa minuta. Shtoni në tigan 1 litër ujë. Shtoni kripë, piper dhe më pas bëjini krem me një frulator.
3
4
Hidhni pak supë në një pjatë për servirje dhe shërbejeni me pak vaj ulliri.
Receta të ngjashme