Role me Mish të grirë, Karota dhe Kungulleshka

Një kombinim fantastik i mishit të grirë me karota dhe kungulleshka. Provoni ta gatuani në shtëpi, sepse është një recetë e lehtë në përgatitje

Përbërësit
- 100 gr mish viçi i grirë
- 170 gr kungulleshkë
- 30 gr karotë
- 2 thelpinj hudhër
- vaj ulliri
- kripë
- piper
Përgatitja
1
Pastroni kungulleshkën, karotën dhe prejini në copa të vogla. Në një tas të madh shtoni mishin e grirë, hudhrat e copëtuara, karotat dhe 60 gram kungulleshka.
2
Shtoni pak vaj ulliri, kripë dhe piper. Përziejini mirë. Punojeni masën me mish të grirë me duar.
3
Bëni një role dhe mbështilleni me letër pjekjeje. Vëreni në një tavë dhe shtoni rreth e rrotull kungulleshkat e mbetura. Spërkatini me pak vaj ulliri, kripë dhe piper.
4
Piqini në temperaturën 220 gradë Celcius për 15 minuta.
5
Prejeni rolenë në copa mesatare. Vendosini në një pjatë për servirje dhe shërbejini me kungulleshkat e pjekura.
Receta të ngjashme