Kek me Mjaltë dhe Mollë

Propozimi ynë për ëmbëlsirën e sotme është një kek me mollë dhe mjaltë. Rezultati? Një kek që me siguri do të kthehet në të preferuarën tuaj, kjo edhe falë shijes fantastike të mjaltit “Morava”.

Përbërësit
- mjaltë (“Morava”)
- 3 vezë
- 1 gotë sheqer
- 1 gotë miell
- 180 gr gjalpë
- 2 mollë (të qëruara në feta)
- 1 lugë gjelle pluhur pjekës
- pak sheqer pluhur
Përgatitja
1
Në një enë shtoni vezët, sheqerin dhe i rrihni mirë me anë të një rrahësi elektrik. Ndërkohë shtoni miellin dhe vazhdoni ti trazoni.
2
Tani shtoni gjalpin dhe baking powder. Vazhdoni ti trazoni derisa të formohet një masë homogjene. Tani është koha për të shtuar mjaltin Morava. I rrihni mirë.
3
Masën e krijuar e shtroni me kujdes në një tavë. Sipër i vendosni fetat e prera të mollëve.
4
E vendosni në furrë për 30 minuta, në temperaturë 180 gradë. Sapo të jetë gati e nxirrni dhe sipër i shtoni sheqerin pluhur dhe mjaltin “Morava”.
Receta të ngjashme