Tiramisu

Tashmë tiramisunë, ëmbëlsirën tuaj të preferuar mund ta përgatisni vetë, falë recetës që Shije ju sjell sot. Ju bëftë mirë!

Përbërësit
- 300 ml ujë
- kafe (“Mokate”)
- 5 lugë sheqer
- 4 vezë
- maskarpone (“Ghidetti”)
- 1 pako biskota (“Savoiardi”)
- kakao pluhur (“Tigo”)
Përgatitja
1
Në një tigan të thellë vendosni ujin për të zierë. Shtoni kafen dhe trazojeni mirë. Ndërkohë shtoni edhe 1 lugë sheqer.
2
Në një enë shtoni vezët dhe 4 lugë sheqer. I trazoni mirë me anë të një rrahësi elektrik. Shtoni dy lugë gjelle maskarpone.
3
Merrni biskotat, i lagni me masën që përgatitët më parë me kafe. I shtroni me kujdes në një tavë dhe sipër i vendosni kremin me vezë.
4
Vendosni përsëri një shtresë tjetër me biskota dhe krem. Sipër i shtoni pak kakao pluhur. Koha për të shijuar ëmbëlsirën e përgatitur nga duart tuaja!
Receta të ngjashme