Linguini me karkaleca

Linguinit nga Baretti kombinuar me karkalecat tanimë mund ti përgatisni fare lehtë në shtëpi. Receta që Revista Shije ju sjell do j’ua lehtësojë shumë punën. Në fund shija do të jetë fantastike. E garantuar!

Përbërësit
- 1 pako makarona (Linguini nga Baretti)
- 20 gram gjalpë
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 3 thelpinj hudhër (të prerë imët)
- 300 gram karkaleca (të qëruar)
- kripë
- piper
- 1 lëkurë limoni (e grirë)
- 1 lëng limoni
Përgatitja
1
Në një tenxhere me ujë të valuar shtoni për të zierë linguinit.
2
Ndërkohë një një tigan skuqni gjalpin. Shtoni vajin e ullirit dhe hudhrën. Pasi të jetë skuqur shtoni karkalecat. Rregulloji me kripë e piper.
3
Shtoni lëkurën e një limoni dhe lëngun e limonit. Trazojini mirë.
4
Pas 5 minutash shtoni në tigan linguinit. I përzieni mirë. Në fund shërbejeni të ngrohtë. Ju bëftë mirë!
Receta të ngjashme