Makarona me salcë brokoli

Gjithnjë këshillohet që salcën e makaronave ta përgatisni vetë. Vetëm kështu do të jeni të bindur për cilësinë dhe shijen e saj. Prandaj Shije ju sjell sot recetën e makaronave nga Elka me salcë brokoli.

Përbërësit
- 1 pako makarona (Pipe Rigate nga Elka)
- 200 gr brokoli
- 150 gr djathë parmixhano (të grirë)
- kripë
- piper
- majdanoz
- 50 ml vaj ulliri
Përgatitja
1
Në një tenxhere me ujë të valuar vendosni brokolin për të zierë. Më pas i kaloni në një blender dhe i shtoni djathin parmixhano.
2
Shtoni kripën, piperin, majdanozin dhe vajin e ullirit. I trazoni mirë dhe kështu sapo përgatitët një salcë.
3
E vendosni salcën në një enë të thellë. Sipër i shtoni makaronat e ziera më parë, Pipe Rigate nga Elka.
4
Shërbejini në një pjatë dhe sipër i shtoni pak djathë të grirë parmixhano. Ju bëftë mirë!
Receta të ngjashme