Akullore me biskota dhe çokollatë

Biskotat janë kryefjala e kësaj recete të cilat së bashku me panën, qumështin panda dhe maskarponen do ju japin disa mini-akullore speciale. Shijojini!

Përbërësit
- 200 ml pana (për ëmbëlsira)
- 100 ml qumësht panda
- 100 ml krem mascarpone
- 1 pako biskota (Pavesini)
- 100 ml çokollatë e zezë
- 100 gr fruta të thata
Përgatitja
1
Në një enë kombinoni panën, qumështin panda dhe kremin për maskarpone. I rrihni mirë.
2
Në një tavë shtroni një e nga një biskotat Pavesini teksa i keni shtuar një lugë nga masa që përgatitët. Pasi i keni përfunduar, vendosini sipër edhe një biskotë tjetër.
3
I lyeni majat e biskotave me çokollatë të shkrirë dhe me fruta të thata. I lini në frigorifer përreth 2 orë dhe më pas i shijoni!
Receta të ngjashme