Kek me arra dhe Nescafe

Jeni në vendin e duhur për të shijuar një ato ëmbëlsirat e rralla, ku kombinohet prakticiteti në përgatitje, kostoja e përballueshme dhe një shije që me siguri nuk do të ngurroni ta ndani me të gjithë.
Kek me arra dhe Nescafe është receta që ju prezantojmë sot:

Përbërësit
- 200 gr gjalpë
- 200 gr sheqer
- 3 vezë
- 1 tas miell
- 1 pako pluhur pjekës
- 4 lugë kafeje kafe (Nescafe Azera Espresso)
- 100 gr arra (të grira)
- 600 ml pana (për ëmbëlsirë)
- 100 gr sheqer pluhur
Përgatitja
1
Në një enë kombinoni gjalpin, sheqerin dhe vezët. I trazoni mirë ndërkohë që shtoni miellin. Shtoni pluhurin pjekës. Më pas shtoni 2 lugë kafeje Nescafe Azera Espresso dhe arrat.
2
Lyeni dy tava me vaj dhe i spërkasni me pak miell. Shtroni me kujdes masën e kekut që përgatitët. I piqni në furrë për 20 minuta, në temperaturë 180 gradë.
3
Ndërkohë në një enë shtoni panën. Teksa e trazoni shtoni edhe sheqerin pluhur. Shtoni përsëri dy lugë Nescafe Azera Espresso.
4
Nxirrni nga furra kekun dhe e servirni në një pjatë. Vendosni një shtresë nga kremi me pana që përgatitët.
5
Përsëriteni dy herë këtë gjë. Në fund i shtoni arrat e grira dhe Nescafe Azera Espresso. Keku më fantastik që keni përgatitur ndonjëherë është gati për tu shijuar!
Receta të ngjashme