Supë me Shparguj


Kjo recetë me produkte kryesore shpargujt është shumë e ushqyeshme.

Përbërësit
- 30 gr gjalpë
- 1 copë qepë e njomë (e grimcuar imët)
- 1 kokërr patate (e madhe e prerë në copa të vogla)
- 3 thelpi hudhër (e grirë imët)
- 80 ml verë e bardhë
- 2 tufë shparguj të egër
- 600 ml lëng perimesh
- 50 gr krem djathi
- 4 degë kopër (i freskët për tu shërbyer)
- 10 gr kripë
- 1 gr piper
Përgatitja
1
Shkrini gjalpin në një tigan të madh
në temperaturë mesatare.
2
Shtoni vetëm të bardhën e qepës së njomë, të cilën e keni grirë paraprakisht,
shtoni dhe hudhrat dhe kavardiseni për 5 minuta derisa të zbutet.
3
Kur të gjithë ingredientët të jenë
kapardisur, shuajini me verë. Lëreni në
zjarr për 1 deri në 2 minuta derisa vera
të reduktohet në gjysmën e sasisë së saj.
4
Shtoni shpargujt dhe lërini të gatuhen
së bashku.
5
Gatuajini edhe për minuta të tjera
derisa patatet dhe shpargujt të zbuten
plotësisht.
6
Më pas hiqini nga zjarri dhe lërini të
ftohen për 5 minuta.
7
Hidhini të gjithë përbërësit në një
grirëse dhe grijini derisa të bëhet një
masë kremoze.
8
Hiqeni masën dhe hidheni në një
tenxhere të pastër, lëreni aty për dy
minuta të tjera.
9
Shtoni kremin e djathit, rregullojeni me kripë e piper dhe servireni të ngrohtë.
Receta të ngjashme