Bavareze me Akullore


Një ëmbëlsirë e freskët, e lehtë dhe e shijshme. Mund ta servirni mbas një dreke ose darke, por edhe në kohë të tjera në varësi të stinës.

Përbërësit
- 170 gr çokollatë e zezë (Fondente)
- 2 kokërr vezë (e verdha)
- 150 gr sheqer
- 250 ml pana (pastiçerie)
- 200 ml qumësht
- 5 gr vanilje
- 2 fletë xhelatinë peshku
- 150 gr akullore (me fëstëk)
Përgatitja
1
Ngrohni qumështin. Hidhni një pjesë të vaniljes.
2
Zbusni në ujë të ftohtë xhelatinën e peshkut për 10 minuta.
3
Copëtoni çokollatën dhe shkrijeni në qumësht.
4
Shtrydheni xhelatinën e peshkut dhe shtojani kremit të
çokollatës duke e përzier sa të shkrijë.
5
Rrihni vezët me sheqerin dhe sapo të zbardhen shtojani
qumështit me çokollatë duke i rrahur energjikisht. Lëreni
masën të vaket.
6
Rrihni panën e pastiçerisë, shtojani masës që tashmë është vakur, futeni të gjithën në një enë dhe lëreni të pushojë në frigorifer për të paktën 4 orë.
7
Kur ta nxirrni nga frigoriferi enën futeni për ndonjë sekondë në ujë të ngrohtë dhe kthejeni në një pjatë për ëmbëlsira, shërbejeni të shoqëruar me akullore me fëstëk dhe ndonjë biskotë.
Receta të ngjashme