Krepa Pranverore


Një shije ndryshe e krepave nga ajo që jemi mësuar të konsumojmë

Përbërësit
- 3 vezë
- 300 gr miell
- 500-600 ml qumësht
- 20 ml vaj ulliri
- pak kripë
- lule të ngrënshme (( në këtë rast kemi lule dele, aguliçe të egra, gjethe mente ))
- 300-350 gr djathë (të njomë jo me yndyrë)
- pak krem pana
- 1 filxhan të vogël ajkë (e thartë (pavllak))
- petale lulesh (të grira imët)
- vaj (ose gjalpë për të skuqur)
Përgatitja
1
Rriheni brumin
derisa të mos ketë kokrriza.
Ndërkohë lulet dhe gjethet
e sapo këputura i fusim në
ujë të bollshëm me kujdes
dhe i thajmë me një letër
thithëse. Disa nga to do i
grijmë hollë se na duhen
tek mbushja të tjerat i vëmë
në një pjatë me kujdes.
2
Fillojmë ti skuqim. Pasi
mpikset nga njëra anë e kthejmë nga ana tjetër. Vazhdojmë kështu
derisa të mbarojmë me të gjitha krepat
3
Për mbushjen përziejmë të
gjithë përbërësit dhe me to mbushim krepat duke i bërë në formë
roleje. Mbushini sipas dëshirës . Unë i kam servirur me copa kubike
djathi, me lule dele dhe lule aguliçe, dhe kërcellin nëntokësor të
lerthës që gjendet në pyje. Mund ta servirim edhe me bishta hudhre
ose qepe të njoma.
Receta të ngjashme