Akullore me Banane e Bajame


Akullore me Banane dhe Bajame të pjekura është një recetë e përgatitur nga aktorja e famshme hollivudiane Gwyneth Paltrow.

Përbërësit
- 4 banane (të pjekura mirë dhe të prera në feta rrethore)
- 85 gr bajame (të pjekura)
- 4 lugë gjelle shurup panje
- 2 gr kripë
- 125 ml qumësht bajamesh (i paëmbëlsuar)
- 1 lugë gjelle vanilje
Përgatitja
1
Ngrijini bananet e prera në feta
në frigorifer.
2
Në një tas përzieni bajamet me
2 lugët e shurupit të panjës dhe pak
kripë.
3
Shtoni bananet e ngrira, hidhini
qumështin e bajameve dhe përziejini
së bashku.
4
Shtoni sërish dhe 2 lugë shurup
panje.
5
Përziejini të gjithë përbërësit dhe
futini në mikser derisa të bëhen një
masë e butë.
6
Hidheni akulloren e bananeve në
një tas, zbukurojeni sipër me bajame
të pjekura.
12
E shërbejmë kur të ketë ngrirë.
Receta të ngjashme