Përshesh me Gjel Deti


Përshesh me gjel deti është zakonisht një pjatë tradicionale e Vitit të Ri, por nuk ka asgjë të vështirë t'a përgatisni dhe kur ju ka marrë malli

Përbërësit
Përgatitja
1
Pasi pastrohet mirë gjeli (përcëllojeni
mbi zjarr në mënyrë që t’i pastrohet
mirë lëkura nga mbetjet e puplave),
futet në një tavë të madhe dhe vihet
që të piqet në furrë të parangrohur.
2
Piqet ngadalë dhe për një kohë të
gjatë, duke u kujdesur që herë pas
here t’i hidhet me një lugë me bisht
të gjatë, pak nga lëngu që lëshon gjeli
gjatë pjekjes.
3
Nga fundi i pjekjes mbështilleni me
letër alumini që të mos thahet.
4
Në këtë kohë përgatisim kulaçin.
5
6
Marrim tepsinë, e lyejmë me pak vaj
dhe aty shtrojmë brumin e përgatitur.
7
E ngjeshim me dorë në tepsi dhe
më pas mbi sipërfaqen e brumit
të hapur bëjmë disa vijëza me
ndihmën e një piruni (kjo bëhet që
kulaçi të kullojë më mirë, por njëherazi
edhe si një formë dekorimi).
8
E
fusim tavën në furrë, në temperaturë
180 º C, për afro 30-40 minuta.
Pasi kulaçi është pjekur, e përsheshim.
9
Më pas përgatisim lëngun që do t’i hidhet
përsheshit.
10
Kavërdisim qepën dhe i hedhim
lëngun që ka lëshuar gjeli gjatë
pjekjes.
11
Pasi qepa është shkrirë
hedhim erëzat dhe ashtu siç është
i nxehtë e hedhim mbi kulaçin e
përsheshur.
12
E përziejmë masën
mirë që të laget e gjitha dhe pastaj
e mbulojmë.
Receta të ngjashme