Pëllumbi i pashkës


Thuhet se e ka origjinën në shek. VI, por historia më e afërt, dhe ndoshta më realiste, na çon në fillim të viteve 900 kur një firmë milaneze krijoi një ëmbëlsirë të ngjashme me panetonen, por me pamje që lidhej me Pashkët.

Përbërësit
- 500 gr miell
- 100 ml ujë
- 20 gr maja birre
- 200 gr gjalpë
- 170 gr sheqer
- 5 kokrra vezë
- 30 ml qumësht
- 1 lugë e vogël vanilje (esencë)
- limon (lëkurë limoni e grirë)
- portokall (lëkurë portokalli e grirë)
- 1 majë luge kripë
- 2 kokrra vezë (të bardhat)
- 50 gr sheqer pluhur
- 50 gr sheqer (kokërrtrashë)
- 70 gr bajame (me gjithë cipë)
Përgatitja
1
Tresni majanë në 100 ml ujë të ngrohtë. Shtoni 150 gr miell dhe filloni ta përzieni derisa të përftoni një brumë të butë. Formoni një top, bëjini me thikë një kryq dhe vëreni në një tas të vendosur mbi ujë të ngrohtë. Mbylleni tasin dhe lëreni brumin të vijë për 30 minuta. Brumi do të ketë dyfishuar vëllimin.
2
Në një tas tjetër hidhni pjesën e mbetur të miellit (350 gr), sheqerin, të verdhat e vëzëve, 100 gr gjalpë të zbutur, një majë luge kripë, një lugë esencë vanilje dhe
lëkurat e grira të limonit dhe portokallit. Filloni ta punoni brumin duke shtuar qumësht derisa të përftoni një brumë që mund të punohet me duar.
3
Merrni brumin e parë, shtojani të dytit dhe bashkojini. Vendoseni masën në një plan pune dhe punojeni me duar sa të përftoni një brumë të butë dhe homogjen. Futeni në një tas dhe vëreni në furrën e fikur me dritë ndezur sa të vijë për 1 orë.
4
5
6
Hiqeni brumin nga furra dhe ndizeni këtë të fundit që të ngrohet në temperaturën 190°. Ndërkohë përgatisni kremin duke rrahur të bardhat e vëzëve me sheqerin pluhur. Masën e përftuar shtrojeni mbi brumë dhe shpërnadni mbi të sheqer kokërrtrashë dhe bajamet.
7
Piqeni pëllumbin në furrën me temperaturë 190° për 10 minuta, pastaj ulni temperaturën në 180° dhe vijoni pjekjen për 30 minuta të tjera.
8
Pasi ta nxirrni nga furra lëreni të ftohet dhe pluhuroseni me sheqer pluhur me vanilje dhe shërbejeni.
Receta të ngjashme