Spageti me Sepje


Spageti-t të gatuara me sepje janë jo vetëm të shijshme, por shumë të ushqyeshme dhe të shëndetshme.

Përbërësit
- 500 gr spageti
- 200 gr sepje
- 150 gr peshk ton (i konservuar)
- 10 kokrra domate qershi
- 2 thelb hudhër
- 20 gr kaper
- 10 gr spec djegës
- 30 gr Harengë e tymosur
- domate (të thata)
- 100 ml verë e bardhë
- vaj ulliri
- kripë
Përgatitja
1
Ndërsa makaronat ziejnë në ujë të bollshëm me kripë, në një tigan ngrohim vajin e ullirit.
2
Hedhim sepjet dhe pasi të jenë zbutur pak shtojmë peshkun ton të thërrmuar. Shtojmë kaperin, specin djegës, domatet e thata dhe harengat e tymosura.
3
I lëmë të lëshojnë shijen dhe i shuajmë më verën e bardhë.
4
Në fund shtojmë domatet qershi të prera në katërsh dhe i lemë të gatuhen në lëngun që është krijuar. I gatuajmë të gjitha së bashku në zjarr në ngadaltë duke i shtuar edhe kripën sipas dëshirës.
5
Ndërkaq janë zier edhe makaronat, al dente.
6
Pasi i kullojmë i hedhim në tiganin e thellë ku është salca dhe i lemë edhe pak i përziejmë të gjitha bashkë derisa makaronat të marrin shijen e salcës.
7
I shërbejmë të ngrohta.
Receta të ngjashme