Salmon me Asparag


Një recetë shumë e shijshme dhe me vlera ushqyese. Asparagu shkon me shijen e salmonit të gatuar në këtë mënyrë. Mos rrini pa e provuar!

Përbërësit
- salmon ((role salmoni))
- shparguj (të bardhë)
- stika
- salcë panxhari
- spec i kuq
- kungull
- pure lulelakre
Përgatitja
1
Marrim një fileto salmoni me spresor 0.5cm. Mbushim fileton e salmonit me asparag të bardhë, stika pishe, 1 lugë çaji mustardë Dijon, pak kripë pak piper.
2
E mbështjellim role dhe e lidhim me bar qepe.
3
Në një tigan hedhim 2 kupa lëng pule dhe e vemë të ziejë për 3 minuta të mbuluar me kapak.
4
Hapim kapakun. E kthejmë nga ana tjetër dhe e lemë të ziejë dhe 3 min të tjera.
5
Një boçe lulelakër e ziejmë në avull për 5 min. Më pas e shtypim derisa të thërrmohet.
6
Hedhim 2 lugë gjelle qumësht, grijmë 10 gr mocarela, 1 lugë çaji salcë soje dhe 1 lugë gjelle fara susami, pak kripë, pak piper.
7
I trazojmë derisa të bëhet një masë e njëtrajtshme. Kungullit i heqim pjesën e brendshme.
8
E mbushim me purenë e lulelakrës. E fusim në furrë në temperaturë 200 gradë për 8-10 min.
Receta të ngjashme