Supa e Vjehrrave


Recetë gatimi e thjeshtë dhe e shpejtë për tu realizuar, shumë e shijshëm.

Përbërësit
Përgatitja
1
Merrni qepën e grijeni në rende. Skuqini në zjarr, fillimisht pa vaj dhe më pas shtoni dy lugë gjelle vaj.
2
Ndërkaq, hidhni edhe mishin e grirë. Përziejeni mirë me qepën, duke i dhënë një skuqje të lehtë.
3
Kur mishi të marr faqe, hidhini një gotë ujë.
4
Ndërkohë, në një tas hidhni 1 kg kos, dy kokrra vezë, miellin dhe piperin.
5
Përzierjen hidheni te mishi dhe qepa që janë të zierje dhe trazojeni deri në valën e parë.
6
Lëreni edhe 5 minuta në zjarr dhe sapo të jetë gati servireni në pjata, pa harruar pak gjalpë të skuqur sipër.
7
Kjo është supa me kos, që vjehrra e saj
ia ka mësuar vjehrrës sime dhe vjehrra
ime mua.
Receta të ngjashme