Tavë Korani me Perime


Kush ka shkuar e s'ka provuar tavën e famshme të koranit në Pogradec? Është rasti ta provoni ta gatuani vetë. Thuhet që dikur edhe mbretëresha e Anglisë porosiste nga ky peshk i shijshëm e unik.

Përbërësit
- 1,2 kg koran
- 4 kokërr qepë (mesatare)
- 2 copë spec
- 2 copë karotë
- 2 kokërr domate (të qëruara)
- 60 ml vaj ulliri
- 50 ml verë e bardhë
- 30 ml uthull
- 4 thelpi hudhër
- 5 gjethe gjethe dafine
- 1 gr piper i zi
- 0.5 gr piper i kuq
Përgatitja
1
Fillimisht hidhni qepën në një tigan.
2
Më pas shtoni karotën, specin dhe hudhrat.
3
Pasi të zbuten pak këto përbërës (për t’i zbutur duhet pak ujë), shtoni domatet e grira imët ose në formë kubike.
4
Pasi janë skuqur, në tavë shtroni koranin, të cilit i keni dhënë një skuqje të lehtë.
5
Sipër hidhini masën e bërë gati më parë.
6
Pasi është bërë, sipër hidhet një salcë e përgatitur me pak vaj ulliri, pak salcë domateje, pak piper të kuq dhe pak verë të bardhë.
7
Futeni tavën në furrë në temperaturë 250 ºC për 45 minuta.
8
Për dekorim shtoni pak majdanoz.
Receta të ngjashme