Terrinë me Salcë Kosi, Lule Kungulli, Kocë


Terrinë me Salcë Kosi, Lule Kungulli, Kocë

Përbërësit
- 100 gr salcë kosi
- 1 gr piper
- 50 ml uthull (pak)
- 2 thelpi hudhër
- 50 ml vaj ulliri (ekstra i virgjër)
- 20 copë lule kungulli
- 300 gr filetë koce
- 3 fletë xhelatinë
Përgatitja
1
Merrni salcën e kosit dhe përgatiteni me uthull, vaj ulliri, hudhër, piper, uthull dhe kripë.
2
Pastaj vendosni xhelatinën në ujë të ftohtë në mënyrë që të zbutet.
3
Hiqjani lëkurën e kocës dhe ato pak hala që mund të ketë dhe më pas priteni në kubikë të vegjël.
4
Kavërdisini me vaj ulliri ekstra të virgjër, hudhër dhe avullojeni me verë të bardhë.
5
Lani lulet e kungulleshkës, pritini në forma të vogla dhe pastaj kavërdisini me vaj ulliri, hudhër, kripë dhe pak piper kur të gjitha këto të jenë gati.
6
Vendosni më pas xhelatinën në tigan dhe në një zjarr të ngadaltë bëjeni të shkrihet.
7
Ndajini në pjesë të barabarta të gjithë përbërësit e përpunuar.
8
Pasi keni hedhur xhelatinën tek lulet e kungulleshkës ndajeni në dy pjesë, kështu veproni dhe me salcën e kosit.
9
Pastaj filloni vendosjen (format mund të zgjidhen sipas dëshirës).
10
Shtresa e parë përbëhet nga lulet e kungulleshkës, pastaj vendosni salcën e kosit, kocën, pastaj sërish salcë kosi dhe në fund mbylleni me lulet e kungulleshkës.
11
Terrina do qëndrojë në frigorifer për 6 orë përpara se të serviret.
Receta të ngjashme