Krem Patatesh


Kjo recetë është shumë e lehtë në realizim dhe shumë e shijshme.

Përbërësit
- 1 kg patate (të ëmbla)
- 1 kokërr qepë (e vogël)
- 45 ml vaj ulliri
- 30 gr gjalpë
- 1 lt lëng perimesh
- 150 ml pana
- 15 gr kripë
- 1 gr piper i kuq (i ëmbël)
- 4 feta proshutë e tymosur
Përgatitja
1
Grini imët qepën, hidheni në një
tigan me gjalpë dhe kavërdiseni
për rreth 15 minuta.
2
Ndërkaq qëroni patatet dhe pritini
në kube jo shumë të mëdha.
3
Kur qepët të jenë zbutur por pa
marrë ngjyrë, shtoni kubet e patateve
dhe lëngun e perimeve. Shtojini
kripë, mbulojeni me kapak dhe
lëreni të ziejë për rreth 20 minuta.
Pastaj kësaj futeni në frulator sa të
bëhet një krem i butë.
4
Shtojini panën dhe piperin e kuq
të ëmbël. Nëse ka nevojë shtojni
kripë dhe lëng tjetër perimesh.
5
Vini mbi zjarr një tigan që nuk
ngjit, kur të jetë ngrohur mirë
hidhni copat e pancetës, skuqini
nga të dyja anët. Hiquani yndyrën
e tepërt.
6
Ndani supën në tasa dhe në qendër
të çdo tasi vini copat e panëetës,
pluhuronsini me pipër të kuq të
ëmbël dhe spërkateni me pak vaj
ulliri.
Receta të ngjashme