Pulë fshati me Kuskus dhe Bajame


Një kombinim i guximshëm i pulës gatuar me kajsi, kuskus dhe bajame.

Përbërësit
- 1.2 kg pulë (fshati)
- 1/2 kuskus
- 200 gr bajame
- 300 gr kajsi
- 100 ml krem qumështi
- lëng limoni
- kripë
- piper
- majdanoz
Përgatitja
1
Pjekim fillimisht pulën e fshatit si zakonisht.
2
Lëngun e përftuar
e përdorim për të përgatitur kuskusin dhe salcën. Servirim
kuskusin dhe pulën e pjekur, ndërsa në një enë të veçantë salcën.
3
Përgatitja e salcës:
Kajsitë e freskëta i presim në feta. Shtojmë pak kripë, piper, lëngun
e pulës, lëngun e limonit dhe pasi avullon pak lëngu shtojmë
krem qumështi. E lëmë të ziejë derisa të lidhen përbërësit
dhe pastaj e hedhim në një enë.
4
Kuskusi përgatitet sipas të dhënave në ambalazhin përkatës.
Duhet theksuar që shtohen gjatë përgatitjes së tij edhe bajame
të qëruara.
Receta të ngjashme