Kuinoa me Kungull të pjekur


Quinoa me Kungull të pjekur

Përbërësit
- 300 gr kungull dimëror (i vogël)
- 70 gr salsiçe (pikante Gjeldeti italiane)
- 80 gr karotë (të prerë në kubikë)
- 70 gr qepë (të grirë imët)
- 2 thelpi hudhër (e prerë imët)
- 125 ml ujë
- 80 gr kuinoa (e zierë)
- 30 gr majdanoz (e grirë)
- 7 gr gjethe trumzë (e freskët)
- 3 gr kripë kosher
- 2 gr piper i zi
- 150 gr djathë "Jack cheese"
Përgatitja
1
Pritini kungullit pjesën e bishtit,
kapakun. Hiqjani farat dhe të gjithë
pjesët e tepërta.
2
Ndizni furrën në temperaturën 180
gradë dhe lëreni të ngrohet. Ndërkohë
filloni të përgatisni mbushjen.
3
Në një tigan të madh hidhni pak
yndyrë. Shtoni salsiçet e prera dhe
kavardisini për 5 minuta derisa ato
marrin ngjyrë kafe. Më pas hiqini
nga tigani. Shtoni karotat, qepët dhe
hudhrat në një tigan, kavardisini për
gati 2 minuta. Më pas shtoni gjysmë
filxhani ujë dhe lërini të vlojnë në
temperaturë të ulët, derisa karota të
zbutet.
4
Përzieni bashkë karotat me salsiçet,
kuinoan, majdanozin, trumzën, kripën
dhe piperin. Përziejini mirë dhe me
të mbushni kungullin. Në fund, shtoni
djathin përsipër kungullit.
5
Mbulojeni kungullin me kapakun
e tij dhe piqeni në furrë për 20-30
minuta.
6
Më pas hiqini kapakun dhe lëreni
edhe 5 minuta të tjera derisa djathi të
marrë një ngjyrë të artë.
Receta të ngjashme