Biskota


Recetë ëmbëlsire, e thjeshtë dhe e shpejtë në përgatitje.

Përbërësit
- 100 gr gjalpë (temperaturë ambienti)
- 1 kokërr vezë
- 1 filxhan kafeje kos
- 1 filxhan çaji sheqer pluhur
- 1 pako pluhur pjekës
- 2 lugë gjelle kakao
- 1 pako vanilje
- 300 gr miell
- 3 gr kripë
Përgatitja
1
Fillimisht hidhni në një tas gjalpin, kosin dhe vezën. Trazojini së bashku duke shtuar gradualisht një gotë sheqer pluhur.
2
Shtoni miellin, ku në të keni trazuar dhe pluhurin pjekës, hidhni vaniljen dhe vazhdoni të punoni me brumin por njëkohësisht duke shtuar dhe miell derisa brumi të mos ju ngjitet në dorë. Ndajeni brumin në 2 pjesë, ku në njërën pjesë shtoni 2 lugë kakao. Secilën nga masat e brumit hapeni në petë, pra krijuat 2 petë (1 me kakao dhe tjetra e bardhë).
3
Krijojoni forma rrumbullake me anë të një gote. Më pas vendosini 4 rrathë (1 të bardhë + 1 kaf + 1 të bardhë + 1 kaf). Mblidhini role duke bashkuar të parën me të tretën. Rolenë ndajeni në dy gjysma të barabarta dhe dy gjysmat vendosini në tavë vertikalisht. Piqini për 20 min në temperaturë 180 gradë.
Receta të ngjashme