Xhel me Shalqi


Recetë verore, shumë e lehtë dhe freskuese njëkohësisht. Provojeni në ditë të nxehta dhe do të kënaqeni.

Përbërësit
- 500 gr shalqi
- 2 kokërr lëng limoni ((nëse gjejmë lime aq më mirë))
- 100 gr sheqer
- 2 fletë fletë xhelatine
- 3 gjethe gjethe menteje
- 15 ml mjaltë
Përgatitja
1
Prisni shalqirin në gjysmë.
2
Gjysmën priteni në copa të vogla dhe qërojeni nga farat.
3
Gjysmën tjetër priteni në feta të njëtrajtshme dhe ruajeni në frigorifer për më vonë.
4
Kaloni në blender copat e qëruara të shalqirit bashkë me lëngun e limonit dhe sheqerin.
5
Matni masën e përzier.
6
Proporcioni i xhelatinës që do të na duhet është 1 fletë xhelatinë për 200 ml përzierie.
7
Ngrohni rreth 50 ml nga përzierja e blenderit.
8
Zbusni në ujë të ftohtë aq fletë xhelatinë sa na duhen dhe pastaj shkrijini ato në lëngun e ngrohtë.
9
Përzieni lëngun ku shkritë xhelatinën me pjesën tjetër të përzierjes.
10
Hidheni në forma dhe vëreni në frigorifer që të stabilizohet xheli.
11
Nxirreni xhelin nga format dhe shërbejeni të shoqëruar me fetat e shalqirit të spërkatura me gjethe nenexhiku dhe mjaltë.
Receta të ngjashme