Salcë djegëse me Hudhër të pjekur


Provoni këtë salcë me spec te kuq që mund ta shoqëroni me vezët e fërguara, me oriz ose pasta.

Përbërësit
- 1 spec i kuq (rrumbullak, i ndarë përgjysmë për së gjati, fara dhe brinjë)
- 2 spec djegës (me ose pa fara)
- 1 hudhër (e plotë, me thelpinjtë e qërruar)
- 2 qepë (të vogla, të qëruara)
- 2 lugë gjelle vaj vegjetal
- kripë (e papërpunuar)
- 1/4 filxhan uthull orizi (ose më shumë)
- 1 e gjysmë lugë çaji mjaltë
Përgatitja
1
Ngrohim paraprakisht furrën në 425 °. I hedhim specin e kuq, sepcat djegës, hudhrën, qepët dhe vajin në një fletë pjekjeje me të cilën më pas i mbulojmë, duke i lyer me kripë.
2
E kthejmë hudhrën anash e poshtë të prerë dhe e pjekim për 10 deri në 15 minuta, derisa speci dhe specat djegës të zbuten dhe të çahen. I lemë të ftohen.
3
Ngjeshim thelpinjtë e hudhrës të qërruar në procesorin e ushqimit.
4
Shtojmë specin, specat djegës, uthullën dhe mjaltin dhe i procesojmë derisa të zbuten.
5
Shijojmë salcën djegës dhe e përziejmë me më shumë kripë dhe uthull nëse është e nevojshme.
6
Salca mund të përgatitet pesë ditë para konsumimit.
Receta të ngjashme