Salmon Teriyaki


Një recetë japoneze për të gatuar salmonin me salcën “Teriyaki”. Një ushqim klasik, që bën bashkë ëmbëlsinë dhe të kripurën.

Përbërësit
- 1/2 gotë sake (pije alkoolike japoneze)
- 1/4 filxhan mirin (verë e ëmbël japoneze)
- 1/4 filxhan salcë soje
- 1 lugë gjelle vaj vegjetal
- 1.3 kg filetë salmoni (në trashësi rreth 2.5 cm të trasha)
- kripë
- pudër sansho (miell japonez)
Përgatitja
1
Përziejmë ‘sake’-n, verën ‘mirin’ dhe salcën e sojës në një tas të vogël, duke vendosur mënjanë salcën ‘teriyaki’. Kjo lloj salce përbëhet nga një përzierje e salcës së sojës, ujit, verës së ëmbël të orizit, sheqerit, hudhrës dhe xhenxhefilit.
2
Nxehim 1 lugë gjellë vaj në një tigan të madh në temperaturë mbi mesataren. E lyejmë lehtë salmonin me kripë.
3
Punojmë me filetot e salmonit një nga një dhe i shtojmë më shumë vaj nëse është e nevojshme. I gatuajmë për rreth 4 minuta, duke i hequr lëkurën, derisa lëkura të bëhet kafe.
4
I kthejmë dhe i gatuajmë dhe në anën tjetër, derisa të fillojë të marrë ngjyrën kafe, për rreth 2 minuta. I vendosim në pjata.
5
Hedhim yndyrë në tigan. Vendosim salcën ‘teriyaki’ në tigan në temperaturë mbi mesataren.
6
Gatuajmë derisa sasia të reduktohet në 2/3, për rreth 4 minuta. I shtojmë salmon dhe i gatuajmë për rreth dy minuta, duke i hedhur sipër me lugë salcë, derisa salca të bëhet si shurup.
7
I hedhim sipër pudrën “Sansho” nëse dëshirojmë.
Receta të ngjashme