Pulë me lëng Limoni dhe Ananas


Një recetë e thjeshtë dhe e lehtë në gatim, që mund ta shijojë e gjithë familja. Mund të shërbehet mbi oriz të përgatitur më parë.

Përbërësit
- 3 lugë gjelle miell
- 1/2 lugë çaji pluhur hudhre
- 1/2 lugë çaji kripë
- 1/2 lugë çaji piper i zi
- 350 gr gjoks pule (pa lëkurë, pa kocka, e prerë në copa kubike)
- 3 lugë gjelle vaj vegjetal
- 3 kërcej selino (të prerë në feta)
- 2 spec jeshil (të grirë)
- 1 qepë (e copëtuar)
- 1/2 filxhan keçap
- 1/2 filxhan lëng limoni
- 1/2 filxhan ananas (i grimcuar me shurup)
- 1/3 filxhan sheqer kaf
Përgatitja
1
Përziejmë miellin, pluhurin e hudhrës, kripën dhe piperin e zi në një pjatë të cekët. Rotullojmë dhe përziejmë në miell copat kubike të pulës.
2
Nxehim 2 lugë vaj vegjetal në një tigan në temperaturë mbi mesataren. Gatuajmë duke e përzier pulën në vaj të nxehtë derisa të piqet mirë, për 8 deri në 10 minuta. E heqim dhe e vendosim mënjanë.
3
Nxehim 1 lugë gjelle vaj perimesh në të njëjtin tigan në temperaturë mesatare.
4
Gatuajmë dhe përziejmë selinonë, specat jeshilë dhe qepën në vajin e nxehtë, derisa të zbuten pak, për rreth 5 minuta.
5
E vendosim sërish pulën në tigan. Përziejmë ‘ketchup’-in, lëngun e limonit, ananasin dhe sheqerin kaf në një tas, i hedhim në tigan dhe i lemë derisa të vlojnë.
6
Gatuajmë dhe përziejmë pulën dhe perimet në salcë derisa të nxehen, për 2 deri në 3 minuta.
Receta të ngjashme